Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, nën akuzën e posedimit të drogave të forta, armëve të ftohta dhe sende të kundërligjshme.
Sipas asj që njofton policia është arrestuar 36-vjaçari Alkan.M dhe 37-vjeçari Mariglen.M të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë sekuestrimi i sasive të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shisnin më pas, në zonën e Alliasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.