Jemi në prag të stinës së pranverës e bashkë me të vijnë edhe rrezet e forta të diellit, të cilat janë mjaft të dëmshme për lëkurën.
Me ardhjen e pranverës, lëkura ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës pasi është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës.
Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.
Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë.
Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe si dhe parandalon plakjen e parakohshme.