Solidarizim me popullin shqiptar kanë treguar italianët edhe nëpër stadiume gjatë ditës së shtunë.
Në ndeshjen Genoa-Torino, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.
Një banderolë të ngjashme kishin edhe tifozët në Serinë B, në ndeshjen Crotone-Cittadella.
“Forca, Shqipëri” ishte edhe një slogan i shpalosur nga ultrasit e Lecce.