Një aksion i koduar “Kimistja 2” ka vënë në pranga një 24-vjeçare në Tiranë, e cila shpërndante lëndë narkotike sintetike.
Policia kishte informacion se Dea Zejno iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme klientëve në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe në ish-Bllok.
Droga shitej kundrejt çmimit 10 mijë Lekë të vjetra deri në 100 mijë Lekë të vjetra një kokërr.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares Dea Zejno iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular.
Gjithashtu, 24-vjeçares i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.