Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe disa zyrtarë të gjykatës së Krujës janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK.
Rama shkruan se, “prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi”.
“Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot vetingun, duhet të ndalohet”, mbyllet reagimi i kryeministrit.