Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e diplomatëve të vendosur në Bjellorusi të largohen nga vendi për shkak të tensioneve në rritje në rajon.
Sipas DASH, në Ukrainë paraqitet një situate e pazakontë dhe shqetësuese me një prani ushtarake ruse përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën.
”Situata është e paparashikueshme dhe ka tension të shtuar në rajon”, thekson DASH.
SHBA kishte këshilluar më parë qytetarët e saj të mos udhëtonin në Bjellorusi ndërsa vendi mbetet në kategorinë më të lartë të alarmit, në nivelin 4.
Në mes të janarit, qeveria amerikane reduktoi praninë e ambasadës në Kiev dhe u kërkoi anëtarëve të familjeve të diplomatëve të largoheshin nga Ukraina.