Portali rus Sputnik bën të ditur se Zoran Zaev ka pranuar në prapaskena, gjatë takimit në samitin e Podgoricës për emrin e ri të Maqedonisë.
Sipas portalit të Kremlinit, Sputnik, emri tashmë është përfunduar dhe quhet: “Maqedonia e Epërme” apo “Maqedonia Veriore”.
Ky emër është edhe kushti që Uashingtoni ka negocuar me Athinën që kjo e fundit të heqë veton që mban prej vitit 2008 për pranimin e Maqedonisë në NATO.
Sputnik shkruan se “Zaevit i është kërkuar nga amerikanët që të zhvillojë një referendum që do ta përkrahë SHBA për ndryshimin e emrit për shkak të frikës së trazirave”.
Portali propagandistik i Putinit thekson se në debatin me dyer të mbyllura Zv.presidenti amerikan Mike Pence, ka folur gjatë për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë.
Zaevi dhe Pence kanë diskutuar emrin e ri me këto variante: “Maqedonia e Epërme”, “Maqedonia Veriore”, apo “Maqedonia e Shkupit”.
Pence ka informuar Zaev se grekët janë shumë afër heqjes së vetos nëse do të bihet në një konsensus për emrin.
Aleksandar Mitevski, një analist pro Gruevskit thekson për Sputnik se “Zaev u mbështet nga Perëndimi vetëm që të shkohet drejt ndryshimit të emrit.
Zaev ka folur tashmë me liderët e rajonit nga Edi Rama, me Denisa Zvizgjiçin dhe ka kërkuar mbështetje. Gjërat po lëvizin në këtë drejtim, thotë se marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit për normalizimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila gjithashtu nuk e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues – Republika e Maqedonisë”.
Sputnik thekson se “Kryeministri maqedonas mbi këtë temë ka folur në takimin e Triestes me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka sugjeruar emrin ‘Maqedonia veriore’, sepse siç tha ai shqiptarët kur flasin për Maqedoninë përdorin shprehjen é epërme”.