Aktualitet Prej 20 vitesh në Greqi, por kishte humbur kujtesën, ADN-ja konfirmon familjen...

Prej 20 vitesh në Greqi, por kishte humbur kujtesën, ADN-ja konfirmon familjen shqiptare të Petros: Do të bëj gjithçka që të më kujtoheni

Momenti i takimit me nenen

Një ribashkim pas 20 vitesh ka ndodhur mes Petros dhe nënës së tij. Ai ka zbuluar se është djali i një gruaje nga Shqipëria, por fatkeqësisht nuk e mbante mend pasi kishte probleme me memorien.

Gruaja shqiptare kishte njohur foton e të birit në një emision grek dhe menjëherë ishte nisur për në Greqi për të takuar Petron.

Ishte analiza e ADN-së ajo që vërtetoi lidhjen nën e birë mes të dyve, duke bërë që Petros të bashkohet me nënën e tij pas shumë vitesh.

“Lloji gjenetik i S… Vitoria ka 2,880,476 herë më shumë gjasa të vijë nga nëna biologjike e personit amnemonik duke përdorur shifrat Koutsoukis Petros se çdo person tjetër i zgjedhur rastësisht, që korrespondon me një shans 99,999% për mëmësi. Rezultatet e mësipërme demonstrojnë se S… Vitoria është nëna biologjike e personit amnemonik që përdor identitetin Koutsoukis Petros”, thuhet në përfundimin e një krahasimi të mostrës së ADN-së.

Petros

Petros nuk di as shqip dhe nuk mban mend asgjë për shkak të problemeve të tij me kujtesën, por është një nga vëllezërit e tij që bën përkthimin në bisedat me të ëmën. Petro zbuloi se dy vëllezërit e tij prej vitesh jetojnë në Kamena Vourla.

“Jam shumë i lumtur. Aty ku nuk kisha familje, tani e kam. Fatkeqësisht ende nuk i mbaj mend, por do të bëj gjithçka për t’i pasur në jetën time. Do të bëj gjithçka që të më kujtoheni. Ndihem shumë keq që nuk mbaj mend asgjë. Por kuptova se isha në mjedisin e duhur. Ndihem shumë, shumë i lumtur. Ndjej se diçka e mirë do të ndodhë në jetën time, sepse për kaq shumë vite nuk i mbaj mend njerëzit që kam dashur dhe do t’i dua derisa të vdes. Jam në një det lumturie dhe gëzimi nuk kisha një familje për kaq shumë vite dhe tani e kam atë. Këto ditë kur u afruam pashë dashurinë që më ofronin dhe çfarë dashurie ndjejnë për mua. Nuk i mbaj mend dhe kjo është ankesa ime e madhe”, tha Petro për mediat greke.

Ai tregoi se nuk do e kishte problem nëse familja e tij do të ishte shqiptare apo greke, ndërsa për çështjen e emrit ai u shpreh se preferon të quhet ‘Petros’ dhe jo ‘Petrit’ pasi vetëm atë emër kujton.