Ky është momenti kur i gjithë spitali dili në korridor për të nderuar një 10-vjeçare që dhuroi të gjitha organet e saj që do të shpëtojnë gjashtë jetë dhe mund të ndihmojnë 75 persona. Quhej Francine Salazar dhe u godit në mënyrë fatale nga një makinë ndërsa kishte dalë për të marrë një akullore në qytezën e saj Tulare County në Kaliforni në 7 gusht.
I gjithë stafi i spitalit “Valley Children” që ka dalë në korridor për të nderuar vogëlushen. Ishte një vendim i familjes së saj për të dhuruar organet kur mjekët vendosën se nuk mund të behej asgjë për rikthimin në jetë të vajzës.