Përveç të tjerash, kjo pandemi nuk ka lejuar të afërmit t’i japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre.
Një rast i rrallë vjen nga Palestina ku një i ri i identifikuar si Jihad Al-Suwaiti, ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital. Nëna e tij ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.
Mjekët e spitalit e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e nënës ishte tepër rëndë dhe kishte shumë mundësi që ajo të ndërronte jetë.
Në këto kushte, i riu vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma. Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.
The son of a Palestinian woman who was infected with COVID-19 climbed up to her hospital room to sit and see his mother every night until she passed away. pic.twitter.com/31wCCNYPbs
— Mohamad Safa (@mhdksafa) July 18, 2020
Fotoja është kthyer menjëherë virale në rrjetet sociale.