Një mjellmë nënë vdiq nga një “zemërthyerja”.
Kjo ndodhi në Angli, ku mjellma ndërtoi folenë e saj në Bolton afër Manchesterit në fund të majit, ndërkohë që një grup vandalësh të rinj hodhën tulla dhe gurë në të.
Tre vezë u thyen nga gjithsej gjashtë që ajo vendosi në fole. Dhe pastaj u gjet trupi i saj i pajetë.
Mediat shkruajnë se partneri i saj u zhduk pas sulmit në fole dhe vezë. Ekspertët besojnë se mjellma baba ishte nën stres shumë të madh, e kjo është arsyeja pse ai la mjellmën nënë.
“Nuk ka asgjë për të thënë. Ajo ndoshta ka vdekur nga një zemër e thyer sepse humbi partnerin e saj të jetës”, tha aktivisti Sam Woodrow, ndërsa Michael Mason, i cili kujdesej për mjellmën, shkroi se sa i tronditur ishte nga e gjithë situata.
“Unë nuk dua të shkruaj për këtë sepse është e trishtueshme. Unë ju shkrova për një mjellmë që kishte gjashtë vezë e që ia thyen ato. Pastaj ajo u shqetësua nga qentë dhe kafshët e tjera dhe mbeti vetëm me një vezë. Partneri i saj u largua, dhe këtë mëngjes më thanë se e gjetën të vdekur. Unë po qaj”, ka shkruar Mason.
Një hetim po zhvillohet sepse mjellmat në Britani janë një specie e mbrojtur me ligj.