Aktualitet Premtonte pasaporta shqiptare për 20 mijë euro, arrestohet në Tiranë arabi

Premtonte pasaporta shqiptare për 20 mijë euro, arrestohet në Tiranë arabi

Një shtetas arab ka rënë në prangat e policisë për mashtrim.

Operacioni policor i koduar “Përshpejtimi” çoi në pranga  shtetasin T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetësia M. M., 49 vjeçe (të dy shtetas shqiptar).

Sipas policisë, “këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 000 euro”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se shtetasit e lartpërmendur ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare (por që nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumenteve strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab;

– Tre njësi kompjuterash të ndryshëm;

– Një aparat celular;

– Dokumenta të ndryshme.