Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cila tha pak më parë se Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, ndërsa theksoi se është nën hetim dhe Kuvendi mund ta shkarkojë atë.
Në një postim në “Facebook”, Blushi i bën thirrje që të “dëgjojë zërin e popullit”, duke iu referuar manifestimit të organizuar nga kreu i shtetit të hënën. Mes të tjerash, ai shtoi se numrit 2 të PS-së i duket vetja i fortë se rri me “çuna problematikë”
“Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”. Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT! ËSHTË ZËRI I ZOTIT!”