“Shpifja e madhe ”Russiagate” vdiq dhe demokratët duhet t’i kërkojnë falje popullin amerikan”, theksoi Donald Trump në mitingun e tij të parë elektoral duke nisur në mënyrë efektive fushatën e tij zgjedhore për rizgjedhjen president në vitin 2020.
Kjo deklaratë e tij erdhi nga qyteti Grand Rapids, Miçigan, një vend simbolik për manjatin që kur ishte tubimi i tij i fundit para triumfit të vitit 2016.
Ishte Miçigani, një prej tre shteteve që i dha atij fitoren përfundimtare me vetëm 11 mijë vota.
Dy të tjerët ishin Pensilvania dhe Uiskonsin.
”Russiagate’ nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e ligë për të shkatërruar dëshpërimisht fitoren tonë historike, por tani iluzioni i fshehtësisë është zhdukur. Sulmi ndaj kundërshtarëve ishte shumë i vështirë duke përfshirë edhe ndonjë në FBI ose në Departamentin e Drejtësisë që për dy vite u morën me gjueti shtrigash“, përfundoi Trump.