Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Presidenti i Republikes SH.T.Z Bajram Begaj dekreton emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ te Shtetit”, njofton zyra e Presidentit të Republikës.
Emri i Vlora Hysenit ishte propozuar 2 javë më parë nga Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që ky i fundit pati me kreun e shtetit, Bajram Begajn.
Vlora Hyseni është nga Kosova, por me pasaportë shqiptare dhe prej 2 vitesh shërbente si këshilltare për Sigurinë e Kryeministrit Rama.
Për 4 muaj, deri në Korrik të vitit 2021, kur ajo u shkarkua nga Kryeministri Kurti me dekret të Presidentes Osmani, drejtonte Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si e komanduar, edhe pse emërimin e kishte si zv/drejtoreshë.