Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se presidenti Ilir Meta flet ëndrra me sy hapur kur flet për shpërndarjen e Parlamentit.
Sekretari i grupit parlamentar të PS, bëri deklaratën në një konferencë me gazetarët.
Taulant Balla: “Kush kupton sadopak jurisprudencë në këtë vend, e di që Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë Presidentin e Republikës në bazë të një procesi rigoroz Kushtetues që buron nga një raport i Komisionit Hetimor qoftë ky apo ndonjë komision tjetër hetimor që është ngritur për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Presidenti i republikës së Shqipërisë sheh ëndrra me sy hapur kur flet edhe për gjëja për dekrete që mund të shpërndajnë Parlamentin. Gjeni nenin e Kushtetutës që Presidenti i Republikës e paska këtë të drejtë.
Të mos harrojmë që të vetmen lidhje që ka Presidenti me Kuvendin është ajo e thërritjes së parë të seancës pas procesit zgjedhor, për caktimin e seancës së parë plenare të Parlamentit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk e ka këtë kompetencë. Kuvendi i Shqipërisë e ka kompetencën për ta shkarkuar Presidentin.”