Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Avioni i Presidentit Erdogan u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 10:20, rreth 55 minuta me vonesë nga sa ishte parashikuar në axhendë.
Kreu i shtetit turk u prit në aeroport nga Kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare. Mes dy liderëve pati një takim miqësor.
Të pranishëm në aeroport ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar dhe anëtarë të tjerë delegacionit turk e shqiptar.
Më pas, Erdogan dhe Rama do të nisen drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
AXHENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TURK NË TIRANË
Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Rexhep Tajp Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, SEdi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve + konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë.