Politika Presidenti gjerman i shpreh urimet Begajt për festën e pavarësisë (LETRA)

Presidenti gjerman i shpreh urimet Begajt për festën e pavarësisë (LETRA)

Para vizitës së tij në Shqipëri të enjten dhe të premten, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i përcolli Presidentit Begaj urimet e Gjermanisë për Festën Kombëtare të Shqipërisë.

“Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner. Uroj për ju dhe bashkëkombasit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, shkruan ai.