Politika Presidenti i Austrisë, mesazh nga Kuvendi partive politike: Kompromisi është zemra e...

Presidenti i Austrisë, mesazh nga Kuvendi partive politike: Kompromisi është zemra e një demokraci liberale

Kuvendi po mban ditën e sotme një seancë të posaçme për Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, presidenti austriak ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria e mbështet Shqipërinë prej më shumë se 30 vitesh.

Presidenti Alexander Van der Bellen ka shprehur mbështetje për Shqipërinë në shumë fusha të ndryshme.

Ai ka vënë theksin tek integrimi i Shqipërisë në BE për të cilin ka shprehur mbështetje të plotë të Austrisë.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Alexander Van der Bellen ka dhënë dhe një mesazh për palët politike që të punojnë për të realizuar qëllimin dhe të gjejnë kompromis mes tyre për të mirën e Shqipërisë.

Alexander Van der Bellen: Austria e mbështet Shqipërinë që prej më shumë se 30 viteve. Në fushën e shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi. Kemi traditë në bashkëpunimin në fushën e arsimit. Zgjerimi i bashkëpunimit veçanërisht në sektorin e së ardhmes. Kompanitë austriake që më shoqërojnë vijnë nga sektorë të ndryshëm. Austria ka qenë dhe është një nga ato vende që e mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe për të cilët integrimi është një çështje zemre. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Austria ka kohë që mbështet negociatat, të cilat u hapën në Korrik të vitit të kaluar.

Austria mbështet hapat që merren për t’u bërë pjesë e procesit. Samiti i suksesshëm i BE dhe Ballkanit Perëndimor fuqizoi dhe më tepër perspektivën evropiane. Një sinjal tjetër i rëndësishëm ishte edhe ai në Tiranë me shpalljen e Tiranës si kryeqytet i të rinjve dhe është e rëndësishme që rinia të besojë në një të ardhme më të mirë të përbashkët e të shikojë se ka një qëllim për të investuar.

Ju në Shqipëri përsa i përket anëtarësimit jeni në pozitë për t’u pasur zili. Në sondazhe 90 për qind janë pro. Për vlera të tilla, ne nuk i kemi pasur në Austri, ne kemi pasur vetëm 2 të 3 pro.

Ju inkurajoj ju që ta shfrytëzoni e të punoni në mënyrë gjithëpartiake për të realizuar qëllimin për të gjithë shqiptarët. Të gjesh një kompromis do të thotë që të 2 janë palët të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët. Të mos marrin vendime të nxituara. Kompromisi është zemra e një demokraci liberale.

Esenciale që rajoni të ketë një infrastrukturë të përmirësuar. Me hapjen e negociatave, janë hapur themelet për integrimin e Shqipërisë në BE. Austria do të jetë një aleat i ngushtë përkrah Shqipërisë.