Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator.
Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për “The Times of Israel” se gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiç dhe Bajram Begaj.
Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Kujtojmë se Drejtori i CIA-s William Burns ishte në Serbi dhe Kosovë, muajin e kaluar dhe u takua me homologun e tij serb.
Të dy diskutuan, ndër të tjera, edhe për situatën e sigurisë në Izrael.