Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të Evropës, viziton sot Tiranën. Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend.
Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35.
Ndërsa paradite, Tusk do të jetë në Maqedoninë e Veriut.
Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.