Politika Presidenti i ri, Alibeaj thërret grupin parlamentar. Boçi: Mbledhja nul, vendos Këshilli...

Presidenti i ri, Alibeaj thërret grupin parlamentar. Boçi: Mbledhja nul, vendos Këshilli Kombëtar

Enkelejd Alibeaj ka thirrur pasditen e sotme një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike më qëllim diskutimin e hapave që do të ndërmerren për çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Pas këtij vendimi të Alibeajt ka reaguar deputeti Luçiano Boçi që thotë se kjo mbledhje është nul pasi Alibeaj nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e shkarkuan atë në Kuvendin e 30 prillit.

Boçi thotë se mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet dhe se qëndrimin politik për çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar.

Një ditë më parë Konferenca e Kryetarëve vendosi të shtyjë për në 16 Maj mbajtjen e seancës së parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kërkesa erdhi nga opozita, e cila kërkoi më shumë kohë për negociatat.