Kryesore Presidenti i ri zgjidhet të shtunën

Presidenti i ri zgjidhet të shtunën

Partia Socialiste do të thërrasë të shtunën seancën parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, bëjnë me dije burime nga PS.

Seanca pritej që të zhvillohej të hënën, por do të mbahet në fundjavë për shkak të axhendës së kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit.

PS do të mbledhë kryesinë të premte në orën 17:00, ku ndër të tjera në axhendë është edhe ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes pritet që të bëhet publik dhe emri i kandidatit që do të propozohet nga Partia Socialiste.

Kuvendi ezauroi dje pa asnjë kandidat edhe raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Sipas Kushtetutës, në raundin e 4 dhe të 5-të, Presidenti zgjidhet me 71 vota.