Kryesore Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërrin në Tiranë

Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali.

Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë europiane për dy ditë me radhë ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Takimin e parë, Zelensky do ta ketë me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në Shqipëri.