Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të diel protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në dekretin e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se “anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria”.
Udhëheqësit e aleancës ranë dakord në Samitin e Madridit që të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.
Ky vendim, cilësohet si historik për sigurinë evropiane që vjen në një situatë të vështirë, ku Rusi ka nisur pushtimin e Ukrainës.