Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje”.
Sipas Kreut të Shtetit, kjo paketë “shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit, është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 91/2019
“PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 91/2019, “Përdisandryshimedheshtesanëligjin nr. 97/2013 “PërmediataudiovizivenëRepublikën e Shqipërisë”, tëndryshuar”, me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekreti 11413
Tiranë, më 11.01.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META