Presidenti Ilir Meta vijon pushimet në mal bashkë me familjen e tij. Siç tashmë e ka bërë traditë që përshëndet me nga një foto ose video gjatë aktiviteteve në malësinë e Kosovës, të njëjtën gjë e ka bërë edhe sot.
Meta ka publikuar në profilin e tij në facebook një video duke notuar në liqenin e Jazhincës në 2180 metra mbi nivelin e detit.
Në këtë video Meta i ka shmangur mesazhet e koduara politike, por është mjaftuar me një përshëndetje për ndjekësit e tij.