Erion Tola dhe Suela Mëhilli janë dy sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt.
Dy skiatorët shqiptarë janë pritur në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta, që njëkohësisht i ka dorëzuar edhe flamurin kombëtar, me të cilin ata do të prezantohen në këto lojëra.
“Të dashur miq, kisha sot privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar, Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, në Korenë e Jugut. Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart, në këtë aktivitet sportiv”, shkruan në një postim në Facebook kreu i shtetit.