Bota Presidenti Steinmeier ndihet i “turpëruar” nga skandali i tre deputetëve të Bundestagut

Presidenti Steinmeier ndihet i “turpëruar” nga skandali i tre deputetëve të Bundestagut

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e përshkroi sjelljen e politikanëve të kapur në një skandal mbi blerjen e maskave mbrojtëse si të turpshme, duke shtuar se ata kishin tronditur Bashkimin Demokristian në pushtet (CDU) në pushtet përpara zgjedhjeve lokale të së dielës.

Mark Hauptmann nga blloku konservator i Angela Merkel është parlamentari i tretë që jep dorëheqjen për shkak të skandalit, i cili mund t’u kushtojë zgjedhjeve të kristiandemokratëve në Baden-Wurttemberg dhe Rhineland-Palatinate, raporton Reuters.

Zemërimi për skandalin ka shkaktuar zhgënjim tek gjermanët, ndërsa partia e Angela Merkel është gjithashtu nën sulm për shkak të “mungesës së vaksinave kundër COVID-19, shpërndarjes së ngadaltë dhe burokracisë së tepruar”.

Steinmeier, një anëtar i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), tha se gjermanët kanë pasur mjaft jetë nën bllokim.

“Dhe pastaj qytetarët dëgjojnë se nga të gjithë njerëzit, politikanët janë përfshirë në skandalin me blerjen e maskave. Kjo është e turpshme”, tha Presidenti i Gjermanisë.