Joe Biden fitoi zgjedhjet e brendshme të Demokratëve në Porto Riko, duke arritur tashmë avantazhin e mjaftueshëm për t’u bërë kandidat demokrat për presidencën e SHBA.
Biden u përballën me shtatë kandidatë në fletëvotim, por të gjithë u larguan nga gara, raporton AP.
Këto zgjedhje ishin caktuar për në mars, por u shtynë për shkak të pandemisë.
Banorët e Porto Rikos janë qytetarë amerikanë, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.
Sidoqoftë, të dy demokratët dhe republikanët po ftojnë delegatë nga ky territor amerikan në konventat e tyre politike.
“Presidenti Trump kërkoi të shiste Porto Rikon”
Paralel me këtë zhvillim, është rikthyer ideja e Trump-it për ta shitur Porto Rikon.
Presidenti Trump në vitin 2017 e konsideroi idenë e shitjes së Porto Rikos pasi ishulli u shkatërrua nga Uragani Maria, tha ish-Sekretarja në detyrë e Sigurisë, Elaine Duke, duke folur për New York Times
“Idetë e tij fillestare ishin më shumë si një biznesmen sesa një president”, tha Duke.
“A mund ta shesim ishullin?”, citohet të ketë thënë Trump.
Duke shton se shitja e Porto Rikos asnjëherë nuk u mor në konsideratë pasi Trump e parashtroi idenë.
Trump ka një histori të trazuar me territorin amerikan që kur Porto Riko u shkatërrua nga Uragani Maria.
Gati tre mijë njerëz vdiqën si pasojë e stuhisë, por pati edhe një ndërprerje shokuese të energjisë në një zonë të gjerë të ishullit.
Trump ka akuzuar më parë drejtuesit e Porto Rikos për shpenzimin pa kriter të parave të dhëna nga administrata a tij, të destinuara për rehabilitimin nga stuhia.
Në nëntor 2018, Shtëpia e Bardhë u tha udhëheqësve të Kongresit se presidenti nuk dëshironte të dërgonte para shtesë për të riparuar dëmet në Porto Riko.
Trump vazhdimisht ka mohuar çdo faj nga administrata e tij pas stuhisë. Në vend të kësaj, Presidenti kërkoi lavdërime për trajtimin e Uraganit Maria, duke e cilësuar atë një “sukses të pabesueshëm, të pamohueshëm”.