Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin shqiptar Ilir Meta për mesazhet dhe qëndrimet e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës gjatë konfliktit me Rusinë.
“I jam mirënjohës Presidentit Ilir Meta për fjalët e tij mbështetëse! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! Së bashku më të fortë”, shkruan presidenti ukrainas.
Falënderimi erdhi pasi Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh mbështetës Ukrainës në Ditën e Unitetit, ndërsa tensionet me Ukrainën janë të larta.
“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik. Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre”, shkroi Meta në rrjetet sociale.