Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, do të vizitojë sot Tiranën, për të prezantuar planin e Bashkimit Europian për përballimin e krizës energjetike.
Von Der Leyen do të pritet në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Von der Leyen do të takojë edhe Presidentin e Republikës, si dhe do të shohë një seksionin e hekurudhës Tiranë-Durrës që po ndërtohet me fonde të BE dhe BERZH.
AXHENDA E URSULA VON DER LEYEN NË TIRANË
14:30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15:45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16:30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.