Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Bashkinë e Himarës.
Bëhet fjalë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, të cilat në total janë 36 kuti.
Në bazë të këtij vendimi mësohet se do të kryhet verifikimi i kopjeve të të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.
Kërkesa është miratuar vetëm me 2 votat e anëtarëve të KAS.
Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku kandidati Vangjel Tavo i PS mposhti me një rezultat të thellë votash kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.