Konferenca e parë e Adrien Rabiot si lojtar i Juventuesit nisi në italisht me dy fraza “Mirmëngjes dhe “Faleminderit të gjithëve”. E ulur në rreshtin e parë edhe mamaja e tij Veronique që është njëkohësisht menaxherja e mesfushorit, e cila shoqërohej nga zëvendës presidenti Pavel Nedved dhe përgjegjësi i merkatos së bardhezinjve Fabio Paratici. Rabiot në fjalën e tij u shpreh se Juventus e kishte kërkuar edhe më herët, por momenti i duhur ende nuk kishte mbërritur.
Si të bindi Juve?
“Kam patur kontakte me Juventusin edhe më parë, por në një tjetër moment të jetës sime. Tani ishte koha e duhur.”
Buffon
“Kam biseduar shumë me Gigi, ai më dha shumë këshilla. Ai e njeh shumë mirë Juven dhe unë kam biseduar shumë me të. Opinioni i tij pati ndikim të madh tek unë.”
Sarri
“Nuk kam patur mundësinë për të biseduar me Sarrin, por ambienti këtu më ka dhënë menjëherë një përshtypje shumë të mirë. Sarri është një trajner i madh, Juve bëri zgjedhje të madhe duke marrë atë.”
Roli i tij në fushë
“Jam mesfushor i majtë. Më pëlqen që të luaj me tre mesfushorë, në cilindo pozicion që do më japin. Kam zgjedhur numrin 25.”
PSG
“E kam hedhur pas krahëve përvojën me PSG-në. Shpresova se do të përfundonte më mirë, por kështu ndodhi. Tani jam i fokusuar në këtë aventurë.”
Marrëveshja me Juven
“Gjithçka u materializua në një kohë të shkurtër, pak kohë më parë. Juventus ka histori të madhe me francezët dhe shpresoj që të kontribuoj edhe unë.”
Champions League
“Juve është një klub i madh, ka shkuar në fazat e fundit të Champions League, edhe pse nuk e ka fituar atë. Respekt për PSG, por ky është një hap për karrierën time.”
Fjalët e Buffon
“Gigi më ka thënë se do të bëjë një hap përpara në karrierë nëse do të zgjidhja Juven. Ashtu ndodhi, kam shumë respekt për dhe e dëgjova.”
Cristiano Ronaldo
“Kam pasur shansin të rritem duke luajtur me lojtarë të mëdhenj, që më kanë ndihmuar të përmirësohem. Ronaldo është një kampion i madh dhe ai pati ndikim shumë të madh në vendim tim, ashtu edhe për kampionët e tjerë në skuadër.”