Në një kohë kur koronavirusi po merr me qindra jetë në Itali, një prift vendas, i prekur nga virusi, preu jetën e tij në mes duke ia dhuruar një të riu. Më konkretisht, ai hoqi respiratorin nga vetja për ta çuar atë te një moshë e re po nën vuajtje si ai, edhe pse nuk e njihte.
Prifti më pas ndërroi jetë dhe për aktin e tij mbinjerëzor po shkruhet në të gjithë Italinë.
Mediat raportuan se Don Giuseppe Berardelli, i cili ka shërbyer në Casnig për 14 vitet e fundit.
Famullia e tij i përket Dioqezës së Bergamos në veri të vendit, zona më e prekur në Itali.
Disa ditë më parë, prifti 72-vjeçar u diagnostikua me koronavirus dhe u shtrua në Spitalin Lovere ku dhe dha frymën e fundit. Ndodhi kjo pasi ai i dhuroi respiratorin për një tjetër jetë, më të re se ai.
“U preka thellë që Don Giuseppe hoqi dorë nga respiratori i tij në favor të dikujt më të ri”, tha një punonjës shëndetësor i shtëpisë së infermierëve San Giuseppe në Casnig.