Politika Primaret nxjerrin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Kukësit

Primaret nxjerrin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Kukësit

Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit për zgjedhjet e parakohshme lokale në Bashkinë e Kukësit.

Vata është shpallur fitues në primaret e mbajtura këtë të diel, duke marrë më shumë vota se rivalët e tij Ardian Elezi, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Mësohet se në këto primare kanë votuar 860 persona, ndërsa në primaret e vitit 2022 numri ishte rreth 940.

Ndërkohë, një prej kandidatëve Arif Rexhmati i cili përfaqëson PD-në zyrtare, pas shpalljes së kandidaturës shprehet se në situatën në të cilën ndodhet aktualisht partia, ai ka shprehur gatishmërinë për një proces që do të ishte përbashkues.

Sipas tij, organizimi i një procesi Primaresh, një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve por edhe në një kohë kur demokratët janë të ndarë në tre pjesë, nuk i shërben konsolidimit të strukturave. Për më tepër, Rexhmati vë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit duke shtuar se mund të bëhet burim konflikti.

Zgjedhjet që do të vendosin për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit do të mbahen më 24 shtator.