Princi Herri ndoqi hapat e nënës së tij, Princeshës Diana, duke rikrijuar imazhin e hyrjes së saj të famshme në fushën e minuar të Angolës, e cila ishte pastruar pjesërisht.
Herri u pajis me mbrojtëse fytyre dhe trupi një skenë që të kujton nënën e tij, Dianën.
Vizita e princit Herri theksonte kërcënimin e vazhdueshëm që ekziston në Angola nga municionet e rrezikshme. Vizita e tij e mëparshme në këtë vend ka qenë në vitin 1997.
Heri hyri në një zonë që dikur ka qenë bazë artilerish për forcat anti-qeveritare, të cilat e kishin minuar pozicionin rreth e rrotull tyre.