Extra Princesha Beatrice tejet e inatosur me skandalet që e detyruan të shtyjë...

Princesha Beatrice tejet e inatosur me skandalet që e detyruan të shtyjë dasmën

Më në fund, vendoset një datë për dasmën e princeshë Beatrice, por ajo ende është shumë e inatosur me gjithçka ka ndodhur.

Sipas People, dasma do të mbahet më 29 maj dhe ceremonia e pritjes do të zhvillohet në Buckingham Palace. Thuhet se do të jetë një festë private, ashtu siç princesha Beatrice dhe i fejuari i saj kanë dashur gjithnjë.

Ka akoma kohë derisa dita e dasmës të vijë dhe me siguri inati i princeshës do të jetë zbehur, por tani për tani, të mos i flasë asnjë prej mbretërorëve. Në dhjetor të 2019-ës, Beatrice-s ju desh të anulonte fejesën si pasojë e skandalit të të atit, Princit Andrew.

Si të mos mjaftonte kjo, drama e fundit e Princ Harry-t dhe Meghan Markle në shtëpinë mbretërore i përkeqësoi edhe më shumë gjërat. Dasma e princeshës vazhdonte të mbetej në hije dhe data shtyhej kohë pas kohe.

Si ndihesh kur nuk konfirmon dot as ditën e dasmës tënde? Një tmerr! Njësoj si princeshë Beatrice, që sipas The Sun është ende shumë e nervozuar!