Extra Princesha e Dubait divorcohet me bashkëshortin përmes një postimi në rrjetet sociale

Princesha e Dubait divorcohet me bashkëshortin përmes një postimi në rrjetet sociale

Vajza e sundimtarit të Dubait ka lënë bashkëshortin në rrjetet e saj sociale dhe këtë e ka bërë përmes një postimi gjë që ka shkaktuar reagime të shumta.

“Burri im i dashur, meqë je i zënë me shoqëri të tjera, po të njoftoj divorcin. Divorcohem, divorcohem, divorcohem! Kujdesu për veten, nga ish-gruaja jote”, thuhet në postim.

Sipas Daily Mail, pas këtij postimi, çifti, i cili u martua në maj të 2023-ës, hoqën çdo foto të tyre së bashku nga platformat e tyre të rrjeteve sociale.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga familja mbretërore e Dubait.

Divorci publik vjen vetëm dy muaj pasi princesha Sheikha Mahra bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj.

Bashkëshorti i princeshës Sheikh Mohammed është një nga zotëruesit më të mëdhenj të pronave në Mbretërinë e Bashkuar pasi, sipas Guardian, ai zotëron më shumë se 400,000 hektarë tokë në Londër, Skoci dhe Suffolk.