Trashëgimtarja e fronit në Holandë, princesha Amalia, u detyrua të zhvendosej në Spanjë dhe jetoi aty një vit për t’iu shpëtuar kërcënimeve.
Sipas mediave holandeze, të cilat citojnë burime nga pallati mbretëror, 20-vjeçarja ka jetuar dhe studiuar për më shumë se një vit në Madrid.
Në tetor 2022, vetëm pak javë pasi filloi të studionte në Universitetin e Amsterdamit, Amalia u detyrua për shkak të frikës për sigurinë e saj, të braktiste planet për të jetuar në Holandë.
Zyrtarët nuk konfirmuan detaje atë vit, por Amalia dhe kryeministri Mark Rutte ishin përmendur në komunikimet e bëra nga grupet e krimit të organizuar duke çuar në frikën e ndonjë rrëmbimi të mundshëm.
Mbretëresha Maksima tha në atë kohë se vajza e saj, asokohe 18 vjeçe, nuk ishte në gjendje të shijonte jetën që po bënin studentët e tjerë.
Kërcënimi ndaj Amalias nuk është zhdukur plotësisht, por princesha u kthye përsëri në Holandë për shkak të “masave” të marra.
Gazeta e Amsterdamit, ‘Het Parool’, tha se ajo ishte kthyer në kryeqytetin holandez që në shkurt.