Princi Charles, 71 vjeç, është shëruar nga COVID-19, i cili u konfirmua disa ditë më parë nga familja mbretërore.
Charles tha se ai kishte “vetëm simptoma të buta” dhe iu drejtua britanikëve dhe botës me një mesazh video, duke përshkruar përvojën e tij me virusin.
“Kjo është ende diçka e re për të gjithë. Është e çuditshme dhe përvuajtëse të shihni që kur jeni i sëmurë dhe familja dhe miqtë tuaj nuk mund t’ju arrijnë dhe nuk mund t’ju ndihmojnë. Për fat të mirë, nuk kam pasur simptoma të rënda dhe jam mirë. Në këtë periudhë të vështirë, mendoj dhe jam me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit për shkak të virusit, si dhe me ata që janë të sëmurë vetë dhe janë të vetmuar dhe të izoluar”, tha Charles.
Ai e testoi veten kur mësoi se Princi Albert i Monakos doli i infektuar. Charles ishte në kontakt me të, më saktë, duke qëndruar përballë tij në një event në Londër.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për punonjësit e kujdesit shëndetësor, vullnetarët dhe fqinjët që kujdesen për të moshuarit në këtë kohë.
“Ata vendosin veten në rrezik dhe bëjnë gjithçka në këto momente për të shpëtuar jetët tona. Ne jemi krenarë për ju. Për të gjithë ne, kjo është një situatë e re, një sfidë me të cilën nuk jemi përballur kurrë më parë; rrezik për shëndetin dhe ekonominë tonë. Askush prej nesh nuk mund të thotë kur të kalojë e gjithë kjo, por do të kalojë. Derisa të ndodhë kjo, duhet të kemi shpresë, besim tek vetja dhe te të tjerët dhe të presim përpara për të ardhmen”, përfundoi Princi britanik në fund.