Aktualitet “Princi” që kryente vrasje në Romë, lidhja me Elvis Demçen, bosin shqiptar...

“Princi” që kryente vrasje në Romë, lidhja me Elvis Demçen, bosin shqiptar të drogës

Vrasje, drogë, krim: Nuk bëhet fjalë për ndonjë film, por për një histori të vërtetë që ka ndodhur në botën e “panjohur” të Romës, atë të kriminelëve. Mediat italiane kanë bërë publike një histori e cila ka çuar në prerjen e urdhrave të arrestit për pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar.

Në epiqendër të kësaj historike krimi është Matteo Costacurta, një 38-vjeçar nga Roma, i cili është vënë në pranga. Ai njihej edhe me pseudonimin “Princi”, për shkak të origjinës sepse mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane. I riu kishte shtëpi në Olgiata, drejtonte një biznes në San Pietro dhe është i apasionuar pas sportit të Polos. Hetuesit e kanë filmuar shpesh edhe në festa të shtrenjta. Por agjentët që e kanë ndjekur thonë se Costacurta kishte edhe një jetë tjetër të dyfishtë, atë të një vrasësi.

Costacurta, së bashku me një person tjetër i cili mbetet ende i panjohur, u paguan për të kryer vrasjen e Alessio Manzani, i cili është nën hetim për zhvatje. Daniele Gallarello, një narkotrafikant i njohur për aktivitetin e paligjshëm në Acilia dhe Ostia, i ishte drejtuar Elvis Demçes, kapos shqiptar të krimit në Romë dhe Daniele Corversi-t, ish-lojtar i të rinjve të Lazios.

Ai u ofroi 45 mijë Euro për të gjetur një vrasës me pagesë që do të vriste Alessio Marzani. Motivi? Ky i fundit pretendonte 1 mijë euro në muaj (gjithsej rreth 40 mijë euro) si dëmshpërblim dhe mirëmbajtje, ndoshta sepse i kishte ruajtur drogën për llogari të personave të tjerë.

Demçe dhe Corversi, tashmë të akuzuar për tentativë vrasjeve u vunë në kërkim për dy vrasës. Kështu që punësuan Matteo Costacurta-n dhe një person tjetër i cili mbetet anonim. Ata e planifikuan ngjarjen në detaje. Dhe kështu ndodhi. Marzani bie në kurth në Acilia. Ai e gjeti veten para dy vrasësve, një prej të cilëve Costacurta dhe mori dy plagë, një në kraharor dhe një në krah. Por arriti që t’i shpëtonte plumbave pas 45 ditësh në spital. Mediat shkruajnë se Costacurta është një person me rrezikshmëri të lartë kriminale.