Një regjisor i njohur iranian që jetonte në Londër u vra në mënyrë brutale nga prindërit e tij, në një krim nderi, pasi ai u kthye në vendin e tij të lindjes.
Trupi i masakruar i 47-vjeçarit Babak Khorramdin u gjet në disa qese mbeturinash në qytetin e Ekbatan, në perëndim të Teheranit.
Sipas të dhënave, ngjarja e rëndë erdhi pas një debati të ashpër që Babak pati me babanë e tij për faktin që ishte i pamartuar.
Autoritetet konfirmojnë se babai i regjisorit e pranoi krimin dhe faktin se e kishte copëtuar trupin e tij për ta hedhur më pas në plehra.
Babak u diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Teheranit, me një master për kinema. Për disa vite ai qëndroi në Londër për t’u kthyer më pas në Iran si pedagog.