Prishja e një frigoriferi që mbante vaksinat e Moderna për Covid-19 në një spital në Seattle, SHBA, bëri që stafi të vihej në luftë më kohën për të vaksinuar sa më shumë persona.
Ngjarja e pazakontë, por që padyshim gëzoi shumë njerëz u kthye në një mision të jashtëzakonshëm me kohën, që nisi nga e enjtja në mbrëmje dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes. Mjekët u përpoqën të vaksinonin sa më shumë njerëz, përpara se vaksina të skadonte.
Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, autoritetet administruan 1 600 vaksina, duke mos shpërdoruar asnjë dozë. Imazhet tregonin radhë të gjata njerëzish që prisnin për të marrë vaksinën. Shkaku i prishje së frigoriferit ende nuk dihet.