Pas rihyrjes së Kiarës në “Big Brother VIP”, përmes disa statusesh në Instagram, Armaldo Kllogjeri la të kuptohet se mes tij dhe saj kishte pasur një debat jashtë.
“Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh. Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”, shkruante ai.
Por, pasi Kiara doli ai tregoi se e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për propozimin e Luizit. Gjithsesi, dyshja nuk ndiqen në mediat sociale.
Duke folur për raportin e tyre në “Mos i bjer me top”, Armaldo deklaroi sot:
“E kam telefonuar Kiarën. E kam uruar për propozimin që i bëri Luizi. Besoj se dasma e tyre do jetë qendra e vëmendjes. Do këndoja patjetër në dasmën e tyre nëse më ftojnë për të kënduar. Ku ka më bukur se të këndosh në gëzimet e atyre që martohen. Unë jam daja…”