Alketa Vejsiu ka reaguar vetëm pak minuta pas lajmit për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Alfred Peza.
“Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, “what comes around goes around” dhe “karma is a bitch!” Sot, është një ditë shumë e gëzuar për mua. Mijëra të tjerëve që u ke hequr bukën, të paktën Zoti u dha të drejtë! Ç’fitove? Apo ajo xhaketa me shamiçkën e shefit të kënaqi ca kohë që të prisje koka sipas qejfit”. shkruan ajo në postim.
Alketa i rikujton Pezës momentin më të vështirë të jetës, kur i hoqi sipas moderatores pa të drejtë njerkën nga puna, ndërkohë që kjo e fundit kujdesej spitaleve për të atin e Vejsiut, që ka ndërruar jetë para pak muajsh.
“Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. Nuk më është bërë kurrë qejfi për askënd, por për ty po! Do prehet edhe babai im tani në paqe se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtratin e vdekjes. Për ty gjë e vogël, për të tjerët e gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty! Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të gjithë të barabartë,” vijon ajo.
Alketa thotë se përtej vendimit të Pezës për largim nga ky institucion mediatik shtetëror, duhet që të pasojnë edhe të tjera dorëheqje.
“Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti gjithashtu duhet të japësh dorëheqjen. Fredi lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde, rrugë të mbarë!” e mbyll reagimin e saj publik Vejsiu.
Vejsiu e ka akuzuar Pezën se ka hequr nga puna njerkën e moderatores, e cila punonte prej 32 vitesh në këtë media.
Në postimin e saj të muajit janar, Alketa ka shkruar:
“S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk denjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë,” ka shkruar ajo asokohe.