Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për grabitje.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata futeshin në banesa të ndryshme në kryeqytet dhe vidhnin sende me vlerë, kasaforta dhe shuma parash. Policia ka zbardhur 7 raste të vjedhjeve në banesa, 3 prej tyre vjedhje kasafortash.
Në pranga përfunduan E. M., 35 vjeç, S. Sh., 28 vjeç dhe D. B., 32 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe.
Ndërkohë, policia iu ka sekuestruar shtetasve në fjalë 2 automjete, 10 mijë euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.
“-Më datë 06.09.2020, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente personale dhe një shumë rreth 10000 euro, në banesën e shtetasit E. A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.
– Më datë 12.08.2019, në rrugën “Skënder Luarasi”, kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh te konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S. P., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.
– Më datë 20.07.2020, në rrugën “Ramiz Kovaçi”, kanë vjedhur shumën 7000 euro, në banesën e shtetasit F. Ç.
– Më datë 30.08.2020, në rrugën “Pjeter Bogdani”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160 dollarë dhe 270.000 lekë, në banesën e shtetasit E. S., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.
– Më datë 24.08.2020, në rrugën “Marko Boçari”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. K. Ky shtetas ishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen.
– Më datë 29.08.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. Sh. Ky shtetas ishte larguar bashkë me familjen për pushime sezonale dhe kur është kthyer, ka konstatuar vjedhjen.
– Më datë 06.02.2020, në rrugën “Njazi Demi” ” kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases E. D.”, thuhet në njoftimin e policisë.