Seriali “Gomorra”, bazuar në librin best seller të shkruar nga Roberto Saviano, është bërë një fenomen i vërtetë televiziv, duke pasur edhe një sukses ndërkombëtar.
Pas 3 sezoneve mjaft të suksesshëm dhe me shifra optimale shikueshmërie, sezoni i katërt i serialit të famshëm do të debutojë në Sky Atlantic më 29 mars në orën 21:15.
Genny Savastano, Patrizia Santoro, Enzo Villa Sangue Blu, Valerio Misano ‘o Vucabulà dhe Azzurra Avitabile do të rikthehen në ekranin e vogël me 12 episode të reja që nga Napoli do t’i çojnë protagonistët në Londër, por jo vetëm.
“Në serialin “Gomorra”, mafia nuk është një problem lokal, por global. Fokusi aty është te fuqia ekonomike, jo thjesht te lufta e mafias”, tha Saviano, pasi libri i tij u bë film për herë të parë.