Tashmë pritjes duket se i erdhi fundi. Ekipet e Bundesligës gjermane do të kthehen në fushë në 15 maj, ndërkohë që qeveria është gati për të rënë dakord për të prezantuar dhe masat e tjera lehtësuese ndaj pandemisë së koronavirusit.
Kryeministrat e landeve pritet të lejojnë hapjen e dyqaneve të mëdha duke filluar nga 11 maji dhe gjithashtu dhe rifillimin e sezonit të Bundesligës nën masa shumë strikte dhe pa fansa në stadium.
Klubet gjermane e kanë nisur stërvitjet individuale që muajin e kaluar për të kaluar në trajnimet në skuadër dhe tashmë po shkojnë drejt rifillimit të sezonit.
Bundesliga u ndërpre në muajin mars dhe tashmë kanë mbetur dhe 9 javë për të luajtur.
Mediat raportojnë se masat e tjera për të kontrolluar përhapjen e infeksionit do të prezantohen përmes një telekonference të kancelares Merkel me drejtuesit rajonale.