Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur ish/zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn për “shpërdorim detyre”, për çështjen e fabrikës “Buka sha.”
Lidhur me këtë aferë që i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Më herët, ish-ministri i Financave ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.
Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin korrik të këtij viti për disa akuza, më e rënda prej atyre ajo e pastrimit të parave. SPAK hapi ndaj tij një çështje tjetër për rolin që ka pasur në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.